SPORT, 5 Maj 2022, 16:50

Po lufton me Milanin për titullin kampion, presidenti i Interit vulos të ardhmen e Inzagit

Po lufton me Milanin për titullin kampion, presidenti i Interit vulos

Simone Inzagi ka shansin që të fitojë tripletën kombëtare, pasi pas Superkupës së Italisë në janar, tani do të luajë edhe finalen e Kupës, ndërkohë që në kampionat lufton akoma për titull.

Interi ka bërë mirë nën urdhrat e ish-trajnerit të Lacios edhe në Europë ku arriti fazën e 1/8-ave në Champions League.

Të gjitha këto e kanë dërguar më pranë rinovimit teknikun që ka fituar besimin e presidentit Zhang, edhe pse muajt e fundit ishte vënë në dyshim pas rezultateve negative.