SPORT, 5 Maj 2022, 16:16

Arriti finalen e Championsit me Liverpool, titullari i Klop në ndjekje të rekordit që mbahet nga Sedorf

Arriti finalen e Championsit me Liverpool, titullari i Klop në ndjekje

Një fitore e fundit për të hyrë në histori. Tiago Alkantara u kërkon shokëve të tij te Liverpool një sforco të fundit, në mënyrë që ai përveç trofeut me të kuqtë të mund të hyjë në librin e rekordeve: të fitojë Champions-in me tri skuadra të ndryshme, siç ka mundur të bëjë vetëm Klarens Sedorf.

Ish-fantazisti holandez ka mundur ta bëjë këtë me Ajaksin në 1995, Realin e Madridit në 1998 dhe me Milanin në 2003 e 2007.

Ndërkohë, spanjolli Tiago e ka ngritur dy herë deri tani, me Barcelonën në 2011 dhe me Bajernin e Mynihut në 2020.