SPORT, 4 Maj 2022, 17:30

Fitoi “Topin e Artë” mes polemikash, Mesi nuk zgjidhet as te pesë më të mirët në Francë

Fitoi “Topin e Artë” mes polemikash,  Mesi nuk zgjidhet as te

Lionel Mesi u transferua me shumë bujë te skuadra e PSG-së në verën e shkuar. Ylli argjentinas gjatë muajve të parë te parizienët arriti të fitonte dhe “Topin e Artë” në garën me Robert Levandovskin.

Pritshmëritë e fillimit të sezonit ndaj 34-vjeçarit duke se nuk janë përmbushur pasi paraqitjet e mesit në fushë nuk kanë mjaftuar që ai të përzgjidhet mes pesë lojtarëve më të mirë të kampionatit francez.

Faqja zyrtare në “Instagram” e kampionatit ka publikuar listën me pesë lojtarët më të mirë të sezonit nga të cilët do të përzgjidhet vetëm një, i cili do të shpallet lojtari i sezonit.