SPORT, 4 Maj 2022, 17:48

Ilir Daja shkruan historinë me Ballkanin, shpallet kampion i Superligës së Kosovës

Ilir Daja shkruan historinë me Ballkanin, shpallet kampion i

Skuadra e Ballkanit, e drejtuar nga Ilir Daja është shpallur kampione e Superligës së Kosovës.

Ky sukses vjen pas barazimit në ndeshjen e ditës së sotme mes Gjilanit dhe Dritës që kanë siguruar matematikisht suksesin e trajnerit shqiptar.

Ballkani e fiton kështu Superligën e Kosovës katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Një sukses ky historik për Ilir Dajën, i cili i shton një tjetër trofe koleksionit të tij këtë herë në Kosovë, me Ballkanin që fiton kështu titullin e tij të parë.

Klubi e festoi sukesin me një postim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Klubet me më shumë kampionate të fituar:

Prishtina: 10

Besa: 3

Feronikeli: 3

Drita: 3

Trepça: 2