SPORT, 4 Maj 2022, 19:29

Foto/ Pas barazimit në “Selman Stermasi” përballë Teutës, lojtarët e Tiranës humbasin toruan dhe tentojnë të sulmojnë arbitrin! Ndërhyn policia

Foto/ Pas barazimit në “Selman Stermasi” përballë

Ndeshja mes Tiranës dhe Teutës duhej të mbyllej me festën e titullit të radhës për bardheblutë. Por në fakt është mbyllur me pamje të turpshme, pasi policia është dashur të hyjë në fushë për të mbrojtur gjyqtarin nga sulmi i lojtarëve të bardhebluve.

Këta të fundit, kanë protestuar për vendimet e gjyqtarit Laver Alla duke iu vërsulur këtij të fundit sapo mbylli sfidën dhe u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë për të mbajtur larg lojtarë si Bekaj e Totre teksa më pas ishte drejtori sportiv Tefik Osmani ai që largoi vetë futbollistët.

Gjithçka vazhdoi edhe me një breshëri sendesh të hedhura drejt tij nga tribuna qendrore, duke e kthyer atë që duhej të ishte festa e titullit, në një spektakël të shëmtuar.