SPORT, 4 Maj 2022, 19:17

Fanella e “Dorës së Zotit” shitet në ankand për shifrën rekord, por familja e Maradonës kërkon ta riblejë

Fanella e “Dorës së Zotit” shitet në ankand për

Fanella e famshme e “Dorës së Zotit”, e veshur nga Diego Armando Maradona në ndeshjen e Botërorit 1986 ku Argjentina eliminoi Anglinë me golin e famshëm të shënuar me dorë nga ish-numri 10 është shitur në një ankand publik për vlerën e 7.1 milionë paund.

Blerësi i kësaj fanelle ikonike mbetet ende mister, por shuma e paguar për blerjen e saj vendosi një rekord të ri botëror për shumën e paguar për një objekt historik sportiv.

Çështja e fanellës ama nuk përfundon kështu, pasi nga raportimet e “Daily Mail”, familja e yllit argjentinas po kërkon që ta riblejë fanellën legjendare dhe thuhet se gjenden në Londër aktualisht, vend ku u transferua fanella.

Problemi në ri-blerjen e saj qëndron se identiteti i personit që pagoi shumën marramendëse mbetet ende i paditur.