TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia mbetet sërish jashtë Botërorit! Kombëtarja e Xhenaro Gatuzos, u mposht me penallti në finalen e “Play Off”-it, nga Bosnja Hercegovinë, me këta të fundit që shkruajnë historinë.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1, ndërkohë që vendasit u treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltive, duke triumfuar me shifrat 4 me 1.
Në sfidat e tjera, Suedia mposhti 3 me 2 Poloninë, ndërkohë që edhe Çekia ia doli me 11 metërsha ndaj Danimarkës, duke siguruar kështu një biletë për në Botërorin 2026. Nderkoha qe Kosova eleminohet ne "Fadil Vokrri' nga Turqia, pas nje rezultati minimal!
Me kualifikimin e gjashtë ekipeve të fundit, grupet për Kupën e Botës 2026 janë tani të kompletuara.
Ky do të jetë edicioni i parë me 48 kombëtare, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe secili.
Turneu do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, duke filluar më 11 qershor.
Ja si duken grupet:
Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia
Grupi B: Kanada, Bosnja & Hercegovina, Katar, Zvicra
Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia
Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi
Grupi E: Gjermani, Curacao, Bregu i Fildishtë, Ekuador
Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi
Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re
Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai
Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji
Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani
Grupi K: Portugali, DR Kongo, Uzbekistan, Kolumbi
Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama
Ky Botëror premton spektakël, me disa kombëtare historike që rikthehen dhe sfida interesante në çdo grup.