SPORT, 17 Janar 2022, 21:25

Nuk u shpall më i miri, por nuk doli duarbosh. Ronaldo merr çmimin prestigjioz nga FIFA

Nuk u shpall më i miri, por nuk doli duarbosh. Ronaldo merr çmimin

Kristiano Ronaldo nuk e fitoi do çmimin si “Lojtari i Vitit”, por gjithsesi nuk doli pa gjë nga ceremonia që u zhvillua në Zyrih. Sulmuesi mori një çmim special.

Portugezi theu rekordin për golat e shënuar me kombëtaren dhe për këtë arsye FIFA i dha një çmimin për të vlerësuar këtë arritje. 36-vjeçari u shpreh shumë i lumtur për këtë arritje. Ronaldo synon të mos ndalet dhe dita që do t’i varë këpucët në gozhdë duket ende e largët.

Përveç këtij çmimi individual, CR7 ishte pjesë dhe e “Formacionit të Vitit”.