SPORT, 16 Janar 2022, 21:46

Merkato/ Juventusi harron Ikardin, bardhezinjtë gjejnë sulmuesin në Rusi, gati oferta për të

Merkato/ Juventusi harron Ikardin, bardhezinjtë gjejnë sulmuesin

Kur kanë mbetur edhe 15 ditë në mbylljen e merkatos së janarit, skuadra e Juventusit po kërkon me patjetër një qendërsulmues.

Emri i Ikardit apo i Depay janë sfumuar dhe për momentin klubi bardhezi është drejtuar nga Rusia ku në skenë ka dalë emri i Sardar Azmoun, sulmuesi nga Irani i cili luan te Zeniti dhe që i përfundon kontrata në muajin qershor.

Juventus ika gati një ofertë pak më të ulët, duke përfshirë edhe bonuset dhe pret përgjigje javën e ardhshme.