TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Robert Levandovski është shpallur futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, pasi ka fituar çmimin prestigjioz “Fifa The Best 2021”.
Në ceremoninë e zhvilluar në Zyrih, sulmuesi ka marrë këtë çmim, duke mposhtur konkurrencën e Leo Mesit dhe Mohamed Salah.
Pas zhgënjimit që pësoi në ceremoninë e Topit të Artë, bomberi i Bajernit të Mynihut ngushëllohet me këtë çmim prestigjioz të dhënë nga FIFA, të cilin e fiton për të dytin edicion radhazi.
Levandovski ka thyer shumë rekorde në Bundesligë, madje ka arritur që të shënojë 300 gola në kampionatin gjerman
FITUESIT E TJERË
Futbollistja e Barcelonës, Aleksia Putelas fitoi çmimin si “Futbollistja më e Mirë”. Ajo u bë spanjollja e parë në histori që fiton këtë çmim.
Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel është shpallur “Trajneri i Vitit”. Gjermani mundi në këtë garë Roberto Mançinin dhe Pep Guardiolën.
Stafi i Danimarkës mori çmimin “Fair Play”, për shkak se vepruan në kohën e duhur duke i shpëtuar jetën mesfushorit Kristian Eriksen. Ndërhyrja e tyre në Europian evitoi tragjedinë.
Erik Lamela fiton çmimin “Pushkas” për golin më të bukur. Lojtari i Totenhemit e mori këtë çmim për golin me finte kundër Arsenalit.
Eduard Mendi është shpallur “Portieri i Vitit”. Gardiani i Çelsit mundi në këtë garë Donarumën dhe Nojerin. Sezonin e kaluar ai fitoi Champions-in me Çelsin.
Kristinë Sinkel mori “Çmimin Special”, një nderim që jepet për motive të veçanta dhe kontribut shumë të madh si brenda, por dhe jashtë fushe. 38-vjeçarja luan për në Kanada për Portland dhe u shpreh shumë e emocionuar për këtë arritje.

FORMACIONI I VITIT 2021
FIFA ka shpalosur formacionin më të mirë të vitit 2021. Në portë Donnarumma i cili ka përpara tij tre mbrojtësit, Alaba, Ruben Dias dhe Bonu‡i. Më pas në mesfushë ndodhen Jorginho, Kante dhe De Bruyne. Sulmi përbëhët nga katër sulmuesit më në formë momentalisht si Kristiano Ronaldo, Messi, Haland dhe Levandovski.