SPORT, 17 Janar 2022, 20:40

Seria A/ Milan befasohet në “frymën e fundit”

 

Seria A/ Milan befasohet në “frymën e fundit”

Milani ka humbur në shtëpi ndaj Specias me rezultatin 1-2.

Në minutën e 46-të Leao zhbllokoi rezultatin në 1-0. Milan gjithashtu humbi edhe një penallti në pjesën e parë nga Teo.

Pjesa e dytë ishte konkrete për Specias ku në minutën e 64-të ishte Agudelo i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Milan ka kontrolluar totalisht lojën por befasia vjenë nga ekipi i ish-lojtarit të Interit, Tiago Mota.

Në minutën e 95-të të lojës Spezia shënon golin e fitores me anë të Gyasi.

Kështu, Milan ka humbur tre pikë të rëndësishme pasi lejon rivalët e Interit të vazhdojnë rrugëtimin e tyre të qetë në drejtim të skudetos.

Milan ndodhet në vendin e dytë me 48 pikë ndërsa Interi në vendin e parë me 50 pikë ( me një ndeshje më pak).