TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një trofe që në muajin e parë të vitit, Real Madrid nuk fal në finalen e Superkupës së Spanjës. Madrilenët mposhtën me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Atletik Bilbao, që ishte fituesja në fuqi e këtij trofeu.
Reali e fiton për të 12-n herë Superkupën e Spanjës dhe tani ka vetëm një më pak se Barcelona që e ka fituar më shumë këtë trofe. Sfida e sotme ishte mjaft e luftuar, me skuadrën e Ancelotti që dominoi lehtësisht.
Kundër Atletik Bilbao nuk është asnjëherë e lehtë, por ekspertët i vendosën fatet e kësaj ndeshjeje. Ai që i hapi rrugën fitores ishte mesfushori Luka Modric, i cili me një goditje të kalibruar e çoi topin në rrjetë në minutën e 38-të.
Në fillim të së dytës u akordua një penallti dhe Karim Benzema nuk fali në të 52'. Me dy gola në epërsi Reali ishte më i qetë, por Atletik Bilbao i vendosi disa herë në vështirësi. Në minutat e fundit fitoi edhe një penallti, për një prekje me dorë të Militao, i cili doli me të kuq.
Një tjetër ekspert nuk lejoi që ndeshja të hapej. Portieri belg, Kurtua, e ndali Raul Garsian me këmbë, edhe pse ishte hedhur për në krahun e djathtë të portës. Aty u mbyll gjithçka dhe Reali priti vërshëllimën treshe të arbitrit për të festuar triumfin në Superkupën e Spanjës.