SPORT, 16 Janar 2022, 20:36

Murinjo arrin fitoren e parë këtë vit, Roma e Kumbullës rrëmben tri pikët me një penallti

Murinjo arrin fitoren e parë këtë vit, Roma e Kumbullës

Skuadra e Romës arriti fitoren e parë të vitit 2022  kundër Kaljarit (1-0) në “Stadio Olimpiko”. Kjo është fitorja e parë pas tri ndeshjesh për Murinjon në kampionat.

Fitorja e rëndësishme për Romën ditën e sotme e mban ende në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Goli i Oliveiras në debutim ishte i vetmi që vendosi dhe fatet e sfidës.

Në këtë sfidë luajti dhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili ndihmoi ekipin e tij për ta mbajtur portën e paprekur për 90 minuta.