TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi është ndalur sot në transfertë, në fushën e vështirë të Atalantës, në një barazim pa gola që gjithsesi mban një shkëputje minimale zikaltërit në kreun e renditjes së Serisë A.
Skuadra e Inzagit ka bërë një ndeshje të mirë ndaj vendasve, duke krijuar raste me Xhekon e Sançez, por u gjend përballë Musos të pakalueshëm.
Edhe Handanoviç nga ana tjetër u desh të bënte punë, sidomos në pjesën e dytë ndaj Pesina dhe Muriel, duke ruajtur rrjetën të paprekur dhe duke u siguruar që skuadra e tij të vazhdonte të ishte e pamposhtur në këtë seri që e ka kthyer përsëri në kreun e Serisë A.