SPORT, 17 Janar 2022, 12:46

Nuk luajti asnjë minutë në Superkupë, sulmuesi i Real-it i ka ditët e numëruara

Nuk luajti asnjë minutë në Superkupë, sulmuesi i Real-it i

Kapiteni i Belgjikës, Eden Hazard, është akoma dhe më pranë largimit nga Real Madrid.

Sipas mediave belge, 30-vjeçari i ka ditët e numëruara në kryeqytetin spanjoll.

Pas fitimit të Superkupës ndaj Atletik Bilbaos, Hazard nuk u pa shumë i lumtur gjatë festimeve të skuadrës së tij.

Ançeloti nuk i dha asnjë minutë lojë belgut gjatë sfidave me Barcelonën në gjysmë-finale dhe Bilbaon në finale.

Situata po bëhet shumë serioze për sulmuesin, i cili rrezikon pjesëmarrjen në botërorin “Katar 2022”.

Gjatë periudhës së tij në Madrid, Hazard nuk ka shkëlqyer ashtu siç pritej pas largimit të tij nga Çelsi.