TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse sezonin e kaluar u quajt një surprizë e bukur, teksa kulmoi me triumfin në Kupën e Shqipërisë, tashmë Egnatia është një realitet i futbollit shqiptar. Ekipi rrogozhinas po tregon edhe në sezonin e ri që mbetet plot ambicie dhe me të drejtë tifozët mund të ëndërrojnë për titullin kampion.
Këtë e dëshmojnë lojërat e mira, golat e bukur nga ndeshja në ndeshje dhe ajo që është më e rëndësishmja, shifrat dhe pikët. Egnatia fitoi edhe ndaj Erzenit në transfertë. Vendosi një gol i Zejnullait, por kaq mjaftoi për t’i dhënë skuadrës tri pikë të tjera, që nuk njeh humbje prej 5 ndeshjesh dhe kryesuar renditjen pas javës së 12-të.
Të besuarit e Edlir Tetovës kanë shënuar më shumë se çdo skuadër tjetër, plot 23 gola, me një mesatare prej 2 golash për ndeshje. Jashtë fushe Egnatia është e pathyeshme, me 4 fitore dhe 2 barazime, madje fiton edhe ndaj pretendentëve si Vllaznia apo Tirana.
Ekipi rrogozhinas ka bërë vetëm dy gabime, të dyja në shtëpi, në star ndaj Skënderbeut dhe kundër Teutës, por fakt është se në të dyja ato ndeshje vendasit kanë qenë të pafat, pasi kanë dom