SPORT, 6 Nëntor 2023, 13:07

Nga Çekiçi e Cikalleshi te futbollistja e Kombëtares së femrave, ja pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Nga Çekiçi e Cikalleshi te futbollistja e Kombëtares së

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

Portali i njohur i statistikave “Sofascore” sjell për lexuesit e pesë legjionarët më të spikatur të kësaj jave dhe notat e tyre.

Vendin e parë e mban Endri Çekiçi. Mesfushori shqiptar dhuroi një asist në fitoren e Pendikspor përballë Istanbulsporit dhe gjithashtu bëri një performancë tejet pozitive, duke u vlerësuar me notën 8.7.

Vendin e dytë e mban futbollistja e Kombëtares së femrave, Alma Hilaj. Ajo u vlerësua me notën 7.5 në fitoren që ekipi i saj Komo arriti përballë Interit.

Pas saj renditen Eduart Rroca dhe Kleis Bozhanaj me notën 7.4, ndërsa vendin e pestë e mban Sokol Cikalleshi me notën 7.3.

Nga Çekiçi e Cikalleshi te futbollistja e Kombëtares së