TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani luan sot ndeshjen e 11-të në radhë në Kategorinë Superiore, në llogari të javës së 12-të. Përballë në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave” do të jetë Vllaznia, që vjen pas ndryshimit në trajnerit.
Gjithsesi, synimi i Partizanit është i njëjti, të fitojë ndeshjen, që nëse ndodh do të ishte fitorja e 6-të radhazi në kampionat, një ecuri që do të shënohej si rekord më vete, pasi në epokën “Demi” të kuqtë nuk kanë arritur asnjëherë një seri të tillë.
Hera e fundit kur Partizani ka regjistruar 6 fitore radhazi rezulton në vitin 2007, kur skuadra drejtohej nga Hasan Lika. Në atë kohë, të kuqtë fitonin ndaj Kastriotit, Flamurtarit, Elbasanit, Dinamos, Besës së Kavajës dhe Apolonisë.