SPORT, 5 Nëntor 2023, 23:07

Fitorja e katërt radhazi, Juventusi triumfon mes vuajtjesh ndaj Fiorentinës dhe i ushtron presion Interit

Fitorja e katërt radhazi, Juventusi triumfon mes vuajtjesh ndaj

Juventusi ka fituar në transfertën ndaj Fiorentinës në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Seria A.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 10-të nga Mireti. Ai rezultoi vendimtar duke i dhuruar fitoren Juventusit.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për bardhezinjtë të cilët qëndrojnë në vendin e 2-të me 2 pikë më pak se Interit. “Zonja e Vjetër” vazhdon ti bëjë presion zikaltërve dhe do të kërkojnë të ngjiten sa me shpejt në kreun e tabelës.

90’+6′ Mbyllet dueli me fitoren e Juventusit.

90’+2′ Kambiaso gjuan me kokë drejt shtyllës së majtë, por Terraçiano bën një pritje fantastike duke e dërguar topin jashtë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

51′ Kieza merr një pasim të saktë të ulët brenda zonës, kontrollon topin dhe e dërgon atë në mesin e portës, por Terraçiano bën një pritje të mirë për të ndaluar përpjekjen e tij.

46′ Nis pjesa e dytë, largohet Beltran dhe në lojë futet Nzola.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

29′ Nikolas Gonzalez merr një pasim të zgjuar dhe gjuan nga mesi. Goditja e tij duket sikur po shkon poshtë në mes të portës, por Shezni ka ide të tjera dhe bën një pritje të shkëlqyer.

Fiorentina (4-2-3-1): Terraçiano; Parisi, Kuarta, Ranieri, Biragi; Artur, Mandragora; Gonzalez, Barak, Kuame; Beltran.

Juventus (3-5-2): Shesnji; Gati, Rugani, Bremer; MekKeni, Mireti, Lokateli, Rabio, Kostiç; Ken, Kieza.