TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Roma ka fituar me përmbysje ndaj Leçes në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A.
Sfida nisi si mos më keq për verdhekuqtë pasi Lukaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë sfida u arrit të zhbllokohej vetëm në minutën e 72′ me Almqvist. Teksa dukej që ndeshja do të mbyllej kështu, skuadra e Murinjos bëri përmbysjen e madhe.
Në minutat shtesë arritën të shënonin dy gola, nga Azmun dhe Lukaku. Me këtë fitore rikthehet pak qetësia dhe Roma ngjitet në vendin e 8-të me 17 pikë. Ndërkohë mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani është kthyer në titullar të padiskutueshëm duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes.