SPORT, 7 Janar 2023, 23:11

Ndeshje e çmendur, Interi shtanget në shtesë nga Monza dhe ndajnë pikët

Ndeshje e çmendur, Interi shtanget në shtesë nga Monza dhe

Interi është shtangur në minutat e fundit nga Monza duke ndarë pikët në javën e 17-të të Seria A, në barazimin 2-2.

Sfida u zhbllokua shumë shpejt me Darmian. Në minutën e 10’ brenda zonës së penalltisë ai godet dhe mposht portierin. Më pas përgjigja e vendasve vjen pas dy minutash me Siurrian. Më pas Lautaro Martinez përfitoi nga gabimi i mbrojtësit të Monzës për të shënuar edhe golin e dytë.

Teksa dukej se sfida do të mbyllej me fitoren e Interit, vendasit bën mrekullinë e madhe dhe shënuan golin e barazimit.

Pas kësaj sfide, Interi renditet në vendin e 4- të dhe Monza në vendin e 14-të.

Monza-Inter 2-2

12′ Siurria, 90’+3′ Kaldirola/ 10′ Darmian, 22′ Lautaro Martinez