SPORT, 7 Janar 2023, 16:20

Krisje totale me Simeonen, Atletiko e Madridit nxjerr në shitje Joao Felix me një çmim simbolik

Krisje totale me Simeonen, Atletiko e Madridit nxjerr në shitje Joao Felix

Joao Felix do të largohet nga Atletiko Madrid, kjo është e sigurt, pasi krisja mes tij dhe trajnerit Simeone është totale. Sulmuesi portugez pritet të transferohet në Premier League, aty ku Arsenal është një hap përpara me të gjithë konkurrentët. “Topçinjtë” kanë një akord paraprak me Atletico Madrid për një transferim në formë huazimi me të drejtë blerje.

Për të trazuar këtë negociatë kanë menduar drejtuesit e Man.United me “djajtë e kuq” që janë futur në garë për portugezin. Ditët e fundit, pasi janë njohur me situatën rreth lojtarit, drejtuesit e United kanë vendosur kontakte për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar në “Old Traford” sulmuesin.

Krisje totale me Simeonen, Atletiko e Madridit nxjerr në shitje Joao Felix

Atletico po bën gjithçka për të larguar Joao Felix, maksimumi kërkojnë 18 milionë euro për huazimin, një shifër qesharake pasi vite më parë investuan afro 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.