SPORT, 16 Dhjetor 2022, 20:30

Mësuesja e parë e Mesit: Duam trofeun në Argjentinë!

Mësuesja e parë e Mesit: Duam trofeun në Argjentinë!

Argjentina tashmë është në finale dhe i gjithë populli, tifozët dëshirojnë që Lionel Mesi të ngrejë trofeun e Kupës së Botës të dielën në Doha. Ata kanë marrë mbështetje pafund, dhe një ndër to është edhe mësuesja e parë e “Pleshtit”.

Monica Domina ishte mësuesja e tij e parë deri në klasën e katërt në Las Heras në Rosario dhe i ka dërguar një letër nxënësit të saj të vjetër.

“Para se të vdes do të doja të të përqafoja”, shkruhej në letër.

Përmes një interviste në emisionin “Super Deportivo Radio”, ajo falënderoi Leon që mbeti i njëjti njeri dhe e ftoi që t’ia sjellë trofeun Argjentinës.

“Tashmë na kanë bërë të lumtur, por ne duam të shkojmë deri në fund. Paç fat. Ne të duam ty”, u shpreh ajo.