TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kastrioti ka arritur të triumfojë në stadiumin e Kamzës kundër Vllaznisë me rezultatin minimal 1-0, në sfidën e vlefshme të javës së 14-të.
Sfida nisi me ritëm të lartë nga krutanët të cilët provuan shumë herë për të gjetur golin. Nga ana tjetër, shkodranët u ndëshkuan me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar nga ana e Krujës.
Në pjesën e dytë ishte Zogaj ai i cili me prekjen e parë të topit gjeti rrjetën duke ndëshkuar kuqeblutë.
Kështu Ardian Mema e nis me një fitore shumë të rëndësishme aventurën e tij me Kastriotin, ndërsa Vllaznia e Josës zhytet më tepër në krizë.
Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, për të ringjallur shpresat për mbijetesën në Superiore, teksa ndalin rrogozhinasit të cilët ishin nisur drejt zonës së Europës falë rezultateve të fundit.
Një ndeshje e cila është zgjidhur vetëm me një gol në minutat shtesë (90+2′), ku protagonist është bërë mesfushori Flamur Ruçi pas një kundërsulmit të rrufeshëm.
Një rezultat që largon Bylisin nga zona më e rrezikshme në klasifikim, pasi kthehet të fitoret pas 7 javësh mungesë, ndërsa sheh Egnatian që të frenojë në një moment kur dukej se mund t’i afrohej edhe më shumë grupit të kreut.