SPORT, 16 Dhjetor 2022, 20:08

16 lojtarë të ndarë mes Francës dhe Argjentinës, La Liga "fituesja" e finales së Kupës së Botës

16 lojtarë të ndarë mes Francës dhe Argjentinës, La

Argjentinë-Francë. Të dielën luhet finalja e Botërorit “Katar 2022”, e cila do të bëjë më së shumti krenare Spanjën.

La Liga është ajo që përfaqësohet me më shumë elementë në këtë edicion, 16 lojtarë: 4 të Atletikos (De Pol, Molina, Korrea e Grizman), 3 të Sevijes (“Papu Gomez”, Montiel, Akunja), 3 të Realit të Madridit (Çuomeni, Kamavinga e Benzema), 2 në radhët e Betisit (Pezela e Rodrigez), 2 te Barcelona (Kunde e Dembele) e Vijareali (Fojth) me 1.

“Colchoneros” është ekipi më i përfaqësuar, së bashku me Bajernin e Mynihut (4 lojtarë gjithashtu, Pavar, Upamekano, Koman e Lukas Hernandez, edhe pse i dëmtuar), të ndjekur nga Juventusi me 3 (Di Maria, Paredes e Rabio). Ndërkohë, Italia përfaqësohet gjithashtu nga klube të tjera si Milani (Teo Hernandez dhe Zhiru), Roma (Dibala) e Interi (Lautaro Martinez). Në të njëjtën kohë, finalja e ditës së diel do të jetë e gjitha europiane, si rrallëherë, duke qenë se të dyja kombëtaret i kanë të gjithë futbollistët që luajnë në kontinentin e vjetër:

FORMACIONI I ARGJENTINËS: Portieri Emilio Martinez (Aston Vila, Angli), Molina (Atletiko Madrid, Spanjë), Kristian Romero (Totenham, Angli), Nikolas Otamendi (Benfika, Portugali), Nikolas Taljafiko (Lion, Francë), De Pol (Atletiko, Spanjë), Leandro Paredes (Juventus, Itali), Enzo Fernandez (Benfika, Portugali), Aleksis MekAlister (Brajton, Angli), Lionel Mesi (PSG, Francë) dhe Hulian Alvarez (Mançester Siti, Angli).

FORMACIONI I FRANCËS: Portieri Hugo Loris (Totenhem, Angli), Teo Hernandez (Milan, Itali), Rafael Varan (Mançester Junajtid, Angli), Dajot Upamekano (Bajern Mynih, Gjermani), Zhyl Kunde (Barcelona, Spanjë), Orelian Tshuomeni (Real Madrid, Spanjë), Adrien Rabio (Juventus, Itali), Antuan Grizman (Atletiko Madrid, Spanjë), Osman Dembele (Barcelona, Spanjë), Kilië Mbape (PSG, Francë) dhe Olivie Zhiru (Milan, Itali).