SPORT, 16 Dhjetor 2022, 20:14

Kroacia në “luftë” për vendin e 3-të në Botëror, trajneri Daliç: Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë

Kroacia në “luftë” për vendin e 3-të në

Kroacia ishte një nga surprizat e bukura të Botërorit të Katarit. Kombëtarja kroate ia doli të shkojë deri në aktin gjysmëfinal, për t’u eleminuar më pas nga Argjentina.

Gjithsesi, përfaqësuesja nga Ballkani do të tentojë të fitojë ndeshjen për vendin e 3-të, ndaj Marokut, takim që do të luhet nesër, 16:00.

“Do të bëjmë gjithçka për medaljen e bronztë dhe për vendin e tretë. Sigurisht që do të bëjë ndryshim vendi i tretë ose i katërt në podium. Në këtë përballje do të rreshtoj vetëm lojtarë të gatshëm për të luajtur. Kemi disa lojtarë me probleme fizike. Gvardiol ka luajtur me një shqetësim në këmbë, gjithashtu dhe Brozovic. Nuk e di nëse mesfushori i Interit do të luajë nesër, varet nga rezistenca e tij”, tha trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç para takimit.