TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lionel Mesi mund t’i gëzohet një tjetër finaleje të Botërorit, një tjetër mundësie për të bërë të vetën atë trofe që është më i kërkuari nga populli argjentinas.
Ndaj edhe vetë “Pleshti” ka pranuar se ishe shumë i emocionuar pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, pasi shihte skudrën e tij përsëri aty ku kishin kërkuar që në fillim të ishin, në finalen e Botërorit.
“Më kanë kaluar shumë gjëra në mendje, është shumë emocionuese. Të shohësh këta njerëz, familjen gjatë gjithë Botërorit… ishte diçka e pabesueshme, tani jemi aty ku dëshironim të ishim.
Po i gëzohem shumë deri këtu ku kemi mbërritur, e nisëm duke humbur. I kërkuam njerëzve që të kishin besim te ne pasi e dinim. Ky grup është i çmendur, ia dolëm. Ndaj të gëzojmë gjithçka.
Në këto momente kujtohem për familjen time, ky është maksimumi për mua, e kemi kaluar shumë keq dhe tani mund të përjetojmë diçka spektakolare”, tha Mesi pas sfidës.