SPORT, 13 Dhjetor 2022, 16:58

Kapiteni i Francës/ Loris para Marokut: Besojmë te Deshamp, të tregojmë forcën tonë

Kapiteni i Francës/ Loris para Marokut: Besojmë te Deshamp, të

Portieri i Francës, Hugo Loris ka dalë para gazetarëve në prag të gjysmëfinales së Botërorit të Katarit ndaj Marokut, e programuar të luhet të mërkurën.

“Ne kemi respekt dhe vlerësim për rrugëtimin e Marokut, në këtë kompeticion nuk mund të jetë rastësi një skuadër që mposht Belgjikën dhe eliminon Spanjën dhe Portugalinë.

Ne po përgatitemi me qetësi, madje edhe për klimën që na pret në stadium. Duhet të ruajmë klimën pozitive në skuadër dhe duhet të vijojmë me të treguarit forcën tonë në momentet më vendimtare të ndeshjes. Deshamp na frymëzon, ka shumë eksperiencë dhe kemi një marrëdhënie të afërt me të, i besojmë shumë” – tha ai.