TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argjentina është finalistja e parë e “Katar 2022”, me skuadrën “Albiçeleste” që mposhti 3-0 Kroacinë, falë dy golave të Julian Alvarez (39’ dhe 69’) dhe një penalltie të realizuar nga kapiteni Lionel Mesi (34’).
FIFA World Cup 2022 | #ArgentinaVsCroatia semi-finals: Julian Alvarez's brace and Lionel Messi's goal help Argentina beat Croatia 3-0 to enter the finals.#FIFAWorldCup2022
— ANI (@ANI) December 13, 2022
(Pic: FIFA World Cup Twitter handle) pic.twitter.com/V3Lp0Q1RAI
Kjo është hera e gjashtë që Argjentina mbërrin në finale – e fundit në “Brazil 2014”- ndërsa e ka fituar dy herë titullin kampion bote: 1978 (trajner Cesar Luis Menoti, kapiten Daniel Pasarela) dhe 1986 (trajner Karlos Bilardo, kapiten Diego Maradona). Tri herë ka dalë Nënkampione e Botës (1930, 1990 dhe 2014).
Argjentina e Lionel Skalonit tashmë pret të njohë finalistin tjetër, që do të dalë nesër nga çifti Francë-Marok, me skuadrën afrikane që është surpriza e madhe e këtij Botërori.
???????????? FINAL, FINAL, FINAL EN LUSAIL ¡ARGENTINA YA ES FINALISTA! ????????????
— Diario Correo (@diariocorreo) December 13, 2022
La 'Albiceleste' clasifica a la final del Mundial #Qatar2022. La selección de #Argentina superó a Croacia 3 a 0.
???? @fifaworldcup_es / Twitter pic.twitter.com/sIfETWNUId
NDESHJA
Argjentina dominoi takimin thuajse në të gjitha statistikat, duke qenë pragmatiste dhe shfrytëzuar në maksimum mundësitë. Kroacia, në fakt pati kontroll më të madh të topit (61%), por e goditi më pak portën e mbrojtur nga Martinez (vetëm një goditje në portë, ndaj 7 të Argjentinës).
Në minutën e 32-të, Argjentina fitoi penallti. Gabim në rreshtim i mbrojtjes së Kroacisë dhe Livakoviç ndal në mënyrë të parregullt Alvarez. Gjyqtari nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë dhe ndëshkon me të verdhë portierin kroat.
Një minutë më pas, kapiteni Lionel Mesi nuk gaboi nga pika e bardhë, duke shënuar golin e parë të ndeshjes, të pestin personal në këtë Botëror (aq sa francezi Mbape) dhe vendosur rekordin historik, si shënuesi më i mirë i Argjentinës në kampionatet botërore, me 11 realizime (Batistuta, i dyti me 10). 96 gola në total për Mesin me fanellën e kombëtares.
Magical ????#FIFAWorldCup | #Qatar2022 pic.twitter.com/Wz3cocaGYH
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 13, 2022
Dominimi “Albiçeleste” vazhdoi me Alvarez. Në minutën e 39-të, kundërsulm i shpejtë argjentinas pas një goditje këndi e kroatëve, topi shkon në anën tjetër ku Alvarez hyn në zonë dhe ia del të devijojë topin duke mposhtur përsëri Livakoviçin. 2-0. Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë.
Në minutën e 69-të, erdhi edhe goli i tretë i Argjentinës pas një aksioni fantastik të Mesit nga e djathta që driblon këdo që i del para dhe pastaj pason për Alvarez i cili çon sferën në rrjetë.
????????✨ pic.twitter.com/kIl1yQsNQn
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 13, 2022
Një gol dhe një assist për 35-vjeçarin Lionel Mesi. Dy gola dhe një penallti e fituar për 22-vjeçain Julian Alvarez, sulmuesi i Mançester Sitit në kampionatin anglez.