SPORT, 12 Dhjetor 2022, 14:36

Berisha larg Torinos, portieri i Kombëtares shqiptare nis kontaktet me klubin tjetër të Serisë A

Berisha larg Torinos, portieri i Kombëtares shqiptare nis kontaktet me

Etrit Berisha duket se do të largohet nga Torino, pasi dhe një herë e ka humbur vendin e titullarit dhe duket se gardiani i Kombëtares shqiptare ka nisur kontaktet me një tjetër klub italian.

Siç raporton “TuttomercatoWEB”, 33-vjeçari është kontaktuar nga Salernitana.

Kjo e fundit po bën planet për merkaton e janarit dhe Berisha ndodhet në krye të listës, pasi trajneri kërkon me ngulm një portier.