TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Europë teksa ka mundur me shifrat 1-0 Vllazninë në Shkodër.
Sfida ka qenë e hapur në pjesën e parë me raste për të dy skuadrat, por me rrogozhinasit që përfituar nga një përgjumje e prapavijës shkodrane pas topit të humbur nga Boshnjaku para zonës për të shënuar me Fernandon(44').
Në pjesën e dytë, në fushë për vendasit hyri Latifi i cili krijoi rrezikshmëri dhe fitoi një penallti. Por ai “kopjoi” goditjen e Herri Kejn duke fluturuar topin mbi traversë nga pika e bardhë, duke shpërdoruar një mundësi të artë, teksa u largua i dëmtuar pak minuta më vonë.
Egnatia shënoi edhe golin e dytë por pa t’i anulohej me VAR pas rishikimit të fillimit të aksionit të nisur me faull. Megjithatë, skuadra e Duros ia doli t’i rezistonte sulmeve të shkodranëve në fund të sfidës dhe të mbyllte ndeshjen me një fitore minimale që e bashkon me skuadrat që luftojnë për zonën e Europës teksa lë pas pikërisht Vllazninë.