SPORT, 12 Dhjetor 2022, 21:49

Përballja me Marokun, Benzema motivon Francën: Forca djema, unë jam me ju…

Përballja me Marokun, Benzema motivon Francën: Forca djema, unë

“Topi i Artë” Karim Benzema në një postim në “Twitter” shpreh mbështetjen e tij për kombëtaren franceze pas fitores 2 me 1 ndaj Anglisë në Botërorin e Katarit.

“Forca djema, edhe dy ndeshje, jemi gati. Unë jam me ju. Shkojmë”.

Sulmuesi i Real Madridit u largua nga grupi i tij për shkak të një dëmtimi më 20 nëntor, dy ditë para ndeshjes hapëse të Francës kundër Australisë (4-1).

Tashmë në Madrid, ai vijon fazën rehabilituese për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, teksa nuk ka asnjë shans të jetë më në Botëror, edhe pse figuron në listën e “Gjelave”.