SPORT, 12 Dhjetor 2022, 21:12

Tirana e kthen në stërvitje me Kastriotin, fitore me goleadë e kampionëve

Tirana e kthen në stërvitje me Kastriotin, fitore me goleadë e

Tirana rikthehet me një fitore bindëse në kampionat. Në stadiumin "Air Albania", të besuarit e trajnerit Orges Shehi kaluan pa shumë vështirësi “provën” Kastrioti duke fituar me rezultatin e thellë 4-0.

Bardhebluve u mjaftoi një 45-minutësh për të vendosur pikët në kasafortë, teksa tre gola i realizuan në fraksionin e parë. Ishte Redon Xhixha ai që hapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 14-të.

Sulmuesi i kryeqytetasve u shfaq për të goditur nga pika e bardhë e penalltisë, të cilët në fakt e humbi pasi portieri Sali i kuptoi krahun, por topi iu rikthye sërish pas pasimit të Deliut. Nga fare pranë portës, Xhixha nuk mund të gabonte për të dytën herë dhe shënoi duke realizuar golin e tij të 11-të në kampionat.

Bardheblutë nuk e ulën ritmin edhe pas golit të parë dhe tentuan sërish me anë të Hasanit dhe Ismajlgecit, por pa qenë të suksesshëm. Gjithsesi, në të 36-tën minutë, Sherif Kallaku shfaqet në krahun e majtë dhe pasi merr kohën për të kalibruar goditjen, shënon golin e dytë të sfidës teksa portieri Sali nuk mundi të reagonte.

Por, nuk përfundoi me kaq pasi një minutë para fundit të pjesës së parë, Patrick përfitoi nga një top i devijuar në zonë dhe shënoi të tretin për Tiranën. Me shifrat 3-0 u mbyll e para.

Ndërsa në pjesën e dytë, vendasit administruan më së miri avantazhin dhe energjitë, madje gjashtë minuta para se të kompletoheshin 90-minutat, Dijar Nikqi realizoi edhe golin e katërt.

Tirana e kthen në stërvitje me Kastriotin, fitore me goleadë e