TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, Jyrgen Klinsman, mendon se Kroacia do ta ketë të vështirë përballjen e sotme me Argjentinën, e cila sipas tij nuk e ka arritur ende potencialin e saj maksimal.
“Argjentina nuk e ka arritur ende të shfaqë më të mirën e saj këtë Botëror dhe ndaj Kroacisë do të jetë në gjendje ta bëjë. Mesi është futbollisti më i mirë i Botërorit.
Argjentina ka bërë një punë shumë të mirë deri tani. Ata u janë përshtatur rivalëve të tyre dhe kanë futbollistë të shpejtë në krahë.
Por ai që bën diferencën është Mesi.
Ai është pika e referimit të cilësisë dhe fiton ndeshjet. Ai është duke bërë një turne të jashtëzakonshëm”, përfundoi Klinsman.