SPORT, 12 Dhjetor 2022, 16:14

Shkëlqyen në Kupën e Botës, Liverpuli shënjestron Bellingam dhe Fernandez

Shkëlqyen në Kupën e Botës, Liverpuli shënjestron

Botërori i Katarit, përveç surprizave në rezultate, po na prezanton edhe talente të reja në arenën botërore, e ndër ta përfshihen emra si Xhud Bellingam dhe Enzo Fernandez.

Dyshja në fjalë është pikasur nga Jyrgen Klop, i cili i ka vendosur lojtarët si objektivat kryesorë në merkaton e janarit.

Për shërbimet e mesfushorit anglez lufta prezantohet më e ashpër, pasi Real Madrid, PSG dhe Mançester Siti janë vendosur në tentativë sulmi.

Nga kampi i argjentinasit, situata prezantohet pak më e lirshme, aq më tepër ku aksi Liverpul Benfika është kthyer në të zakonshme, marrë në konsideratë transferimin e fundit të Darvin Nunjez.

Xhud ka kontratë ekzistuese me Dortmundin deri në 2025 dhe në “transfermarkt” vlera e tij shkon deri në 100 milionë euro, ndërsa Enzo nuk i kalon 35 milionë eurot.

Gjithsesi, strategu gjerman duhet të presë ndezjen e dritës jeshile të merkatos dimërore për të tentuar zyrtarisht mbi lëvizje të mundshme.