TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes së fortë në “Air Albania”, Shqipëria ka pasur një rast të artë për të kaluar në avantazh. Në minutën e 44-t, Elseid Hysaj u ndal në zonë nga Samardzic dhe gjyqtari Davide Massa dha penallti për Kombëtaren shqiptare.
Në minutën shtesë të pjesës së parë (45+1’), Rey Manaj u pozicionua për të ekzekutuar penalltinë, por portieri serb Petovic arriti ta ndalojë gjuajtjen, duke mbajtur rezultatin 0-0.
Pjesa e parë u mbyll me shumë tension dhe emocione, ndërsa mungoi golit që do t’i jepte një tjetër frymë ndeshjes. Të dyja skuadrat presin me padurim pjesën e dytë për të kërkuar golin e fitores.