TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026.
Duke qenë se në listën e lojtarvë të grumbulluar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho ishin 27 futbollistë, katër prej tyre tashmë janë lënë në tribuna për këtë sfidë.
Rregullat e UEFA-s e thonë që vetëm 23 lojtarë mund të jenë në dispozicion për një ndeshje dhe kjo ka detyruar Sylvinhon që të largojë nga lista e tij katër lojtarë.
Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë lojtarët që janë sakrifikuar nga Sylvinho për ndeshjen ndaj Serbisë.
Një befasi mund të quhet mungesa e mesfushorit të Lecces, Medon Berisha, i cili në ndeshjet paraprake ndaj Anglisë dhe Andorrës ka qenë në bankën rezervë.
Pajazit kishte marrë disa minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese, teksa Dajsinani që ishte një risi nga Sylvinho, duhet të presë edhe pak për të marrë rastin e tij.
Adrian Bajrami në anën tjetër nuk ka marrë minuta loje nën urdhrat e Sylvinhos, ndonëse ftesa për të nuk ka munguar.