SPORT, 7 Qershor 2025, 21:27

SHBA 2026, Anglia triumfon me vështirësi ndaj Andorrës, fiton 1-0

SHBA 2026, Anglia triumfon me vështirësi ndaj Andorrës, fiton 1-0

Kombëtarja e Anglisë ka arritur një fitore të ngushtë 1-0 kundër Andorrës në ndeshjen e vlefshme për turin e tretë të grupit “K” në kualifikueset për Botërorin “SHBA 2026”.

Goli i vetëm i takimit erdhi në pjesën e dytë nga Harry Kane, i cili shpëtoi skuadrën britanike nga një rezultat zhgënjyes kundër një kundërshtari kokëfortë si Andorra, që luajti fort për të marrë të paktën një pikë.

Kjo fitore i dha Anglisë një nisje perfekte në kualifikueset, duke ruajtur serinë e paepur nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel. Me këtë sukses, Tuchel u bë trajneri i parë në historinë e Anglisë që fiton tre ndeshjet e para në krye të kombëtares pa pësuar asnjë gol.

Skuadra angleze duket e vendosur për të vijuar rrugën drejt Kupës së Botës me shumë optimizëm.