SPORT, 7 Qershor 2025, 18:23

Ish-lojtari i Kombëtares kthehet pas në kohë: E kam peng humbjen me Serbinë, por Shqipëria e mposht sonte

Ish-lojtari i Kombëtares kthehet pas në kohë: E kam peng humbjen

Ish-mesfushori i Kombëtares, Migjen Basha, analizoi sfidën kundër Serbisë, duke u shfaqur optimist se Shqipëria mund të dalë me një rezultat pozitiv nga ky takim.

Ai u kthye pas në kohë duke kujtuar humbjen 0-2 ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”.

“Besoj që do të fitojmë dhe jam shumë optimist që Shqipëria do ta mposhtë Serbinë. Kemi lojtarë me shumë kualitet, edhe pse disa janë në moshë të re, kanë disa vite eksperiencë në Kombëtare. Isha prezent kur humbëm 0 me 2 ndaj Serbisë në Elbasan, më ka mbet një peng dhe mërzi, shpresoj që kjo mërzi të më largohet nga një fitore sonte. Atmosfera gjithmonë ka qenë fantastike edhe kur luanim në “Qemal Stafa”. Sonte, të gjithë do ta motivojnë skuadrën edhe më shumë”, ka deklaruar ai për “GazetaBlic Sport”.