AKTUALITET, 29 September 2026, 12:22

Ngjarja e rëndë/ Plagosje me thikë në Maliq, dy persona konfliktohen për bagëtitë

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sovjan të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.

Dyshohet nga deklarimet paraprake në urgjencë, se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Momentalisht nuk ka rrezik për jetën.