SPORT, 7 Qershor 2025, 10:50

Mesazhi i ish-kapitenit para Shqipëri–Serbi: Kosova është e jona, lufta ka mbaruar, tani luani futboll!

Mesazhi i ish-kapitenit para Shqipëri–Serbi: Kosova është e

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka dhënë një mesazh domethënës përpara sfidës së sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila luhet në orën 20:45 dhe ka rëndësi për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në një postim të shkurtër, por simbolik në rrjete sociale, Mavraj shkruan:
“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll.”

Fjalët e tij vijnë në një kontekst emocional dhe historik, duke nxitur përqendrim te loja dhe vlerat sportive, ndërsa kujton se tashmë është koha për të parë përpara.

Mërgim Mavraj ka qenë një nga figurat kyçe të Kombëtares, me 50 ndeshje dhe 3 gola të shënuar. Një nga më të rëndësishmit ishte ai ndaj Armenisë, në fitoren 2-1 që i dha Shqipërisë tre pikë të arta në rrugën drejt Europianit “Francë 2016”.

Mesazhi i ish-kapitenit para Shqipëri–Serbi: Kosova është e