TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Minutat e para të përballjes Shqipëri–Serbi në stadiumin “Air Albania” kanë qenë të tensionuara, por pa raste të rrezikshme për gol.
5' – Të dy ekipet hyjnë me kujdes në lojë, duke testuar njëra-tjetrën në mesfushë. Ende pa rrezikshmëri në portat respektive.
8' – Sasa Lukic ankohet për hedhje objektesh nga tifozët shqiptarë. Gjyqtari italian Davide Massa ndal përkohësisht ndeshjen dhe bën thirrje për qetësi. Loja rifillon pas paralajmërimit.
11' – Shqipëria provon me një goditje nga distanca. Mario Mitaj gjuan nga rreth 20 metra, por topi shkon drejt në duart e portierit serb.
17' – Armando Broja merr një top në zonën e rrezikshme, por ndalohet në mënyrë të parregullt nga Pavlović. Mbrojtësi serb ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë të ndeshjes.
Atmosfera në stadium mbetet elektrizuese, me tifozët që nuk reshtin së mbështeturi kuqezinjtë, ndërsa tensioni në fushë dhe në tribuna është i ndjeshëm.