TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një moment i veçantë dhe mjaft i komentuar ka ndodhur në fillim të ndeshjes Shqipëri–Serbi në Arenën Kombëtare, ku vogëlushët shqiptarë që shoqërojnë lojtarët serbë në fushë kanë shkaktuar emocion dhe buzëqeshje.
Të veshur me fanella kuqezi dhe me pafajësi fëmijërore, ata kanë bërë me duar shqiponjën dykrenare – simbolin kombëtar shqiptar – pikërisht gjatë këndimit të himnit serb. Ky moment ironik dhe plot simbolikë u kap nga kamerat dhe u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
