TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk shënoi kundër armikut të përjetshëm, në fakt Real Madrid nuk i shënon që nga maji i 2018.
Leo Messi kishte mundësinë ideale për ti dhënë fund këtij rekordi negativ, kishte mundësi për ti treguar të gjithë botës se mbetet ende një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, por për fatin e tij të keq, ndaj gjigandëve spanjoll ishte thjeshtë hija e emrit të tij, lojtari më pak i vlerësuar në radhët e PSG.
Jo vetëm që nuk shfaqi asgjë nga magjia e tij, por gaboi dhe shansin më të artë, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në moshën 34-vjeçare, Messi praktikisht dorëzoi stafetën e më të mirit në botë, ai dorëzoi as më shumë e as më pak, por shokut të tij, Kylian Mbappe.
Edhe shifrat e “pleshtit” e thonë diçka të tillë, që nga fillimi i sezonit deri më tani ka shënuar vetëm 7 gola në 21 ndeshje.
Ndryshe nga Messi, Mbappe ishte i jashtëzakonshëm në këtë përballe, i pakapshëm nga rivalët, driblime, asiste, ndërsa në fundin e sfidës, nxori nga repertori i tij një gol me shumë klas që i dhuroi PSG suksesin.
Në fund të këtij takimi epik, mediat spanjolle, ato franceze, dhe të gjitha në evropë, kurorëzuan Mbappe si “mbretin” e ri të futbollin botëror, diçka që ishte e pashmangshme, duke parë rendimin e ulët të dy yjeve, Messi-Ronaldo të cilët prej afro 15 vitesh kanë dominuar futbollin botëror.



