SPORT, 16 Shkurt 2022, 11:16

Lajm i bujshëm nga Anglia, CR7 mendon largimin, PSG, Bayern dhe një ekip nga Serie A vihen në garë

Lajm i bujshëm nga Anglia, CR7 mendon largimin, PSG, Bayern dhe një
Cristiano Ronaldo

Nga Anglia vjen një lajm i bujshëm në lidhje më të ardhmen e Cristiano Ronaldo. Sipas “The Sun”, ylli portugez po mendon seriozisht për tu larguar nga Man.United në fund të sezonit, ky është një lajm që vijon të bëjë zhurmë çdo ditë e më shumë. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, në fund të sezonit, CR7 do të vlerësojë të gjithë opsionet që i shfaq tregu i transferimeve.

Përveç PSG, një skuadër që edhe më herët ka shfaqur interesim për CR7, në vallë është futur edhe Bayern Munich.

Lajm i bujshëm nga Anglia, CR7 mendon largimin, PSG, Bayern dhe një

Jo vetëm “bigët” evropian, edhe Roma sipas “The Sun”, do të shqyrtojë mundësinë për të transferuar Ronaldon, sigurisht pengesa më e madhe është të bindin lojtarin i cili dëshiron me çdo kusht të fitojë edhe një herë “Topin e Artë”.