TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tiranës, që të shpallet kampione e Shqipërisë, në këtë moment që flasim i duhen dy pikë.
Ajo është e para me 10 pikë avantazh nga vendi i dytë, Laçi, dhe në katër takimet e mbetura matematika është shumë e thjeshtë. Nëse fiton, është e kurorëzuar kampione e Shqipërisë.
BARAZIMI
Tirana shpallet kampione e Shqipërisë nëse barazon ajo dhe barazon edhe Laçi. Kampione shpallet edhe nëse barazon dhe humbet Laçi.
Nëse fiton Laçi e barazon Tirana, bardhebluve u duhet edhe një pikë tjetër dhe festa shtyhet me Vllazninë.
HUMBJA
Bardheblutë shpallen kampionë edhe me humbje, por sigurisht nëse humbet edhe Laçi.