TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Liverpuli duket se e ka lënë menjëherë pas krahëve zhgënjimin në finalen e Championsit ku u mposht nga Reali I Madridit dhe ka nisur nga puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku një nga afrimet e mundshme mund të jetë edhe sulmuesi i Barcelonës, Ousman Dembele.
Sipas raportimeve nga “Goal”, Liverpul ka kontaktuar në ditën e sotme me agjentin e futbollistit për t’i ofruar atij mundësinë e transferimit në Premier Ligë, me sulmuesin që është në përfundim të kontratës me Barcelonën dhe pritet të largohet me parametra 0 nga katalanasit.
Ky interesim i “The Reds” për sulmuesin shihet dhe si një sinjal për largimin e Sadio Mane nga skuadra, me 25-vjeçarin francez që pritet të zërë vendin e tij në sulmin me Salah dhe Diaz.