SPORT, 28 Maj 2022, 20:15

E pabesueshme! Autobusi i Liverpulit bllokohet në trafik duke udhëtuar për në finalen e Champions

E pabesueshme! Autobusi i Liverpulit bllokohet në trafik duke udhëtuar

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpulit dhe Real Madrid në Paris. Skuadra e Liverpul ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”.

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së Klop që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës.

Ndërsa Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet telvizive tregonin ende autobusin e Liverpulit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadiumin në lagjen e “Saint Denis”.