TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partizani mbylli këtë sezon të "Abissnet Superiore" në vend të tretë me 58 pikë dhe si rrjedhojë do të jetë pjesë e kualifikuesve të para të Conference League.
Vetë klubi i “të kuqve” të kryeqytetit ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale, se kush mund të jenë rivalët e mundshëm të tyre. Në listën e skuadrave që mund të jenë kundërshtarë të Partizanit janë dhe dy ekipet e Kosovës, Gjilani dhe Llapi.
Kualifikueset e para të Conference League do të zhvillohen më 7 dhe 14 korrik 2022, ndërsa shorti për to do të hidhet më 14 qershor, që do të jetë dita kur Partizani do të njihet me kundërshtarët.
