SPORT, 28 Maj 2022, 22:09

Shorti i Champions, përcaktohet vazoja zyrtare/ Ja kundërshtarët e kampionëve të Tiranës

Shorti i Champions, përcaktohet vazoja zyrtare/ Ja kundërshtarët

Me rastin e fitimit të kampionatit shqiptar në maj 2022, Tirana nuk do të vendoset në vazon e favoriteve raundin e parë kualifikues të Champions League 2022-2023.

Tirana e ka për detyrë të kualifikohet në turin e dytë të Champions-it. Këtë e thonë statistikat. Kështu, nga gjashtë herë që ka marrë pjesë në Champions League prej vitit 2004, Tirana është kualifikuar në turin e dytë katër herë. Me këtë logjikë, bardheblutë e kanë detyrim të kalojnë më tej.

Një kualifikim më shumë i bie që Tirana të marrë edhe më shumë para. Gjithsesi, duke u kthyer te shorti, Tirana ka eliminuar Tbilisin dy herë në turin e parë, Gomelin, Nova Goricën, ndërsa janë eliminuar nga Graci, Ferencvaroshi, CSKA e Sofjes apo Crvena Zvezda. Në takimin e fundit në Champions League, Tirana ka shkëlqyer kundër serbëve të Crvenës.

KUNDËRSHTARËT E TIRANËS

KARABAH AGDAM (AZERBAJXHAN)

MALMOE FF (SUEDI)

LUDOGORETS RAZGRAD (BULLGARI)

SHERIF TIRASPOL (MOLDAVI)

CFR CLUJ (RUMANI)

FK BODO/GLIMT (NORVEGJI)

FERENCVAROSH (HUNGARI)

NK MARIBOR (SLOVENI)

SLLOVAN BRATISLAVA (SLLOVAKI)

HJK HELSINKI (FINLANDË)

NEW SAINTS FC (UELLS)

DUDELANZH (LUKSEMBURG)

LINKOLN RED IMPS (GJIBRALTAR)

SHAMROK ROVERS (IRLANDË)